Categories Lajme

U zhyt për të kapur oktapod, zhytësi gjen skafandrën që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

Një skafandër antike zhytjeje është gjetur nga një zhytës në 35 thellësi në zonën e gadishullit të Karaburunit.

Zhytësi Endri Gjomemetaj thotë se u zhyt për të kapur oktapod, por hasi në një skafandër që mund të jetë e Luftës së Dytë Botërore ose më herët. Ai thotë se kjo skafandër tashmë do i kalojë Qendrës së peshkimit në Radhimë pasi sipas tij turistët i pëlqejnë këto vlera nënujore.

“Isha zhytur në Karaburun për të gjetur ndonjë oktapod dhe rastësisht hasa në këtë skafandër. E mora për ta sjellë tek Qendra e Peshkimit”, tha Gjomemetaj.

Edhe për peshkatarin e vjetër Sherif Dyrmishi kjo gjetje është e vecantë.

Sipas Dyrmishit është një gjetje që mbetet për tu vlerësuar nga specialistët. Ndërsa do i shtohet vlerave të tjera nënujore të Muzeut të Qendrës së peshkimit Radhimë.

“Jam i mahnitur me këtë gjetje të re. Kjo do i shtohet qendrës së peshkimit.

Kjo është një skafandër, për më tepër në kohë dhe në verë, duhet të jenë specialistët ata që do e vlerësojnë, por siç tha dhe shoku jonë, duhet të jetë i l uftës së dytë botërore, por nuk është e thënë.

Duhet të jetë dhe më përpara. Shpresoj që të jetë një vlerë e shtuar për qendrën e peshkimit, për Vlorën dhe për vizitorët”, tha Dyrmishi.

Për këtë lajm ka shkruajtur një  ndjekes i faqes VloraNews që quhet Harrilla Dafa, dhe mund të ketë punuar te këto anije , E falenderojmë zoterine per informacionin.

Pershendetje! Skafandra (helmete) e zhytjes te cilin ka gjetur zhytesi eshte pjese e aparatit per zhytje ne thellesi deri ne 60 m me ajer (dhe deri ne 80 me perzierje gazrash). Ky aparat i emertuar Mark V me 12 bulona (varianti amerikan) dhe 3 bulona (varianti sovjetik).

Ne ShBA eshte perdorur nga viti 1918 deri ne vitet ’80, ndersa ne anijet Flotes tone eshte perdorur deri vone. Nga foto duket nje skafander 3 bulonshe te cilen e kane perdorur zhytesit tone. Faleminderit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME