Categories Showbiz

“U zumë për një laps sysh”, Ingrit Gjoni flet për jetën private dhe tregon sherrin me Çiljetën

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ka rrëfyer aspekte nga jeta e saj private të cilën ka preferuar ta mbajë gjithnjë larg medias, ndërsa ndau edhe një moment që i kujtohet nga miqësia 20-vjeçare me Çiljeta Xhilagen, me të cilën ka pasur edhe një konflikt. Vite më parë, vajzat kanë pasur disa bashkëpunime në muzikë duke prodhuar hite si “Puçi, puçi”, “Mike dhe rivale” etj. Mirëpo a ka qenë marrëdhënia mes Gjonit dhe Xhilagës gjithmonë “Puçi, puçi”?

Ingriti në “E Diell” solli në kujtesë një sherr të saj me Çiljetën teksa ishin për koncert në Neë York në vitin 2010. “Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave pasi ishim zënë për një laps sysh” rrëfen Gjoni. “Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, jo ma dha mua e jo ta dha ty, por e kishim shumë seriozisht zënkën. Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare” përmbylli rrëfimin e saj këngëtarja.

E pyetur gjatë intervistës nëse ka plan të bëjë një fëmijë të dytë, Ingriti u shpreh se nuk është ende gati pasi fëmija është përgjegjësi. “Kur ke fëmijë, e heq këtë fustanin me xixa që e ke veshur gjithë qejf, edhe i futesh punës për të bërë makaronat. Është përgjegjësi shumë e madhe fëmija”, tregoi Ingriti.

“A ke dikë me të cilin po punon për të bërë fëmijën e dytë?”, e pyeti Ervin Kurti. “Punëtorë ka gjithmonë, por nuk e kemi vendosur, nuk jemi gati”, u përgjigj Ingriti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME