Categories Sport

Real Madrid ngec në shtyllë, Napoli fiton pas dy muajsh

Tre barazime radhazi. Real Madrid harron të fitojë dhe humb kryesimin duke lënë Barcelonën të vetme me 2 pikë avantazh. Pas Barçës ku barazoi pa gola në mesjavë edhe mbrëmë në “Santiago Bernabeu” skuadra e Zidane ngeci tek shtyllat dhe nuk shënoi dot. Real Madrid -Atletic Bilbao u mbyll pa gola. Los Blancos i shkuan shumë herë pranë golit por Kroos, Nacho dhe Jovic u ndalën nga shtylla. Ndeshja e radhës është derbi i vogël i Madrid-id ndaj Getafes në 4 janar.

Atletico Madrid fitoi takimin e dytë radhazi. Në “Benito Villamarin” djemtë e Diego Simeones triumfuan 2-1 ndaj Real Betis me golat e Angel Correa dhe Alvaro Moratës. Golat u shënuan në pjesën e dytë ndërsa Atletico Madrid ngjitet në vend të katërt. Në Serinë A Napoli rikthehet tek fitorja pas 8 ndeshjesh e dy muajsh. Vjen edhe gëzimi i parë për trajnerin Gattuso në drejtimin e napoletanëve pasi mposhti në frymën e fundit Sassuolon 2-1. Vendasit e mbyllën fraksionin e parë në avantazh me golin e Traore ndërsa Napoli përmbysi gjithçka në 45 minutat e dyta. Fillimisht barazoi Allan me një gol të bukur dhe në kohën shtesë autogoli i Obiang vulosi fatin e takimit./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME