Categories Kulture

Udhëtim në Greqinë Salentine, mbresa nga “Press Tour” në Salento \Foto

Nga Genc Demiraj ,Sejmen Gjokoli, Udhëtim në Greqinë Salentine
( …mbresa nga “Press Tour” në Salento )

Udhëtimi me tragetin e linjes drejt Brindizit, çuditërisht zgjati shumë dhe po aq shumë u bë edhe i lodhshëm për shkak të motit të keq ku deti ngrihej në dallgë.
Mesnata na zuri në Brindizi ku dy nga miqtë tanë, Mauro e Bledar, na prisnin prej orësh…E morëm këte udhëtim për një tour press të organizuar nga Grecia Salentina me gazetarë dhe në përgjithësi njerëz të medies e kulturës nga Italia, Greqia dhe Shqiperia e ku pjesë e kësaj të fundit ishin edhe autorët e këtyre shënimeve së bashku me Elizbon Haruni një nga operatorët dhe gazetarët e rinj vlonjatë i cili punën për dite nga mediet lokale e kombëtare.
Orët e para të mëngjesit të 20 dhjetorit na gjetën në Leçe, në një lokal ku Mauro e Bledi nuk mund të na çonin në hotel pa na e uruar mireseardhjen me nga nje gotë vere leçieze.
Ora 03 na gjeti ne hotelin “Sanlu, në Serena, për t’ja lënë të nesërmes , tourin e programuar…Do të vizitojmë 11 komuna te Greqisë Salentine , ku popullsia e të cilave përfaqëson pakicat kombëtare greke dhe linguistike griko…Salento ështe një nën/rajon i Puljes dhe shtrihet në pjesën jugore të Italisë, në atë qe quhet “taka e çizmes”, duke qenë vetë një minigadishull që laget nga dy dete, Adriatiku në lindje dhe Joni në perëndim…Grecia Salentine përbëhet prej 11 komunash duke formuar keshtu Unionin e Greqisë Salentine, një komunitet ky i pakicave greke dhe natyrisht ruajtës së gjuhës se tyre të vjetër “grika”.
Paraditja e 20 Dhjetorit do të niste nga Komuna Castrigniano dei Greci me një takim mirëseardhës organizuar nga kryetari i Bashkisë së qytetit, për të vazhduar më tej me një seri vizitash, takimesh, bashkëbisedimesh e shkmbime eksperiencash nëpër komuna, institucione muzeale, turistike, historike, kulturore, gastronomike etj, pra me gjithshka që ka të bëjë me këtë komunitet që mundohet me fanatizëm ta ruaj traditën si pjesë të rëndësishme të trashegimnisë kulturore e historike. U njoëm me historitë e shumta monumentale e religjioze që zenë fill nga epoka romane dhe bizantine për të vazhduar më tej me ndikimet saragoziane, anzhuine, hebraike, baroke dhe deri tek ato orientale…U njohëm me ritet e tyre, që nga afresket muzeale kishtare, fillesat e tyre greko-bizante dhe më vonë kristiano romane…E ndjemë ne çdo detaj mikpritjen dhe predispozitën e miqësisë jo vetëm nga pritësit Mauro, Tiziana apo Aurelia por edhe nga banorët, administratorët lokale dhe kryetarët e bashkive që takuam…
Në Coriliano d’Otranto, Nina Manti ishte kryetarja e bashkiseë, sindaco e qytetit, e cila me thjeshtësi dhe sportivitet na ofroi jo vetem miqësi por edhe e shprehu publikisht duke thënë që, nëse me grekët jemi vëllezer, me ju shqiptarët jemi kusherinj, sepse nuk na ka bashkuar vetem e shkuara jonë historike por edhe afërsia dhe deti që na lag .
Gastronomia, me prodhimet tipike të zonës, ishte “arma” e fortë e vendasve me të cilën ata krenoheshin. Siç ishin edhe prodhuesit e agro- biznesit apo artizanët. Masimo ish njeri prej tyre, nje kultivues ulliri, i cili nuk linde vend pa na e reklamuar prodhimin e tij ndoshta me unikalen ne bote, birren e bërë nga ulliri ! Edhe çfarë birre, sikundër bënin disa lloje marmalatash e kremrash po nga ulliri. E habitshme po të na e thonin por kur e provon vetë ishte diçka tjetër, një shije e mrekullueshme.
Nga Grecia Salentine nuk mund të largoheshim pa asistuar në festimet e krishtlidjes , nje atmosferë mbreslënëse në Sternatia…Një qytet i tërë i angazhuar në festë e nga ku gjithë banorët të veshur si dymijë vjet më parë. Shërbehej si dikur, gostitej si dikur, gatuhej si dikur…si në atë kohe të lindjes se krishtit…nga femija me i vogel dhe gjer tek me i moshuari ishin ne sherbim te kesaj feste…Uronin dhe gëzonin për njëri – tjetrin, siç na uruan dhe gëzuan edhe për ne kur e morën vesh që ishim shqiptare…Un brindisi për Albania, un brindisi për tutti albanasi..auguri
“Press touri” i organizuar profesionalisht dhe me çdo detaj nga Tiziana dhe Mauro, megjithëse kish nje axhendë të ngjeshur me takime dhe evente te shumta , thuajse e arriti qëllimin primar… atë njohes dhe promovues duke dhënë edhe mesazhin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave midis popujve dhe këtë më shumë se gazetarët dhe mediat askush nuk mund ta bëjë.
Gjithashtu nuk mund të largohemi nga Salento pa përmendur dhe falenderuar për këtë tour edhe Bledin, Bledar Torozin, arkitektin nga Tirana që ka gati 30 vjet që jeton dhe punon ne nje studio arkitekture ne Leçe e që ishte shoqëruesi ynë i pandashëm për as nje moment e që me shumë dëshirë ju atashua grupit tonë duke thnë me krenari që: unë jam shqiptar…paçka se ai ishte pjese e grupit organizator dhe një person i njohur dhe shume i respektuar nga çdo kryetar bashkie që takuam…Bledi kishte dhënë kontributin e tij të vyer si profesoonist në shumë projekte restauruese publike në gjithë Rajonin e Puljas gjë që na bëri vërtet krenar…Faleminderit Bledi !
…Po largohemi nga rajoni i Grecia Salentine duke u takuar përzemërsisht edhe me kolegët gazetarë, pjesëtarë të grupit të turit.
Me Giovanin, Lionelin e Giusepen nga Italia; me Kriston, Lefin, Erminën e Lucianen nga Greqia, madje kjo e fundit shqiptare e lindur në Mesologi por me prindër nga Vlora dhe Mallakastra dhe që fliste një shqipe të mirë e që dukej akoma më e bukur si gjuhë kur ne na drejtohej me të qeshur si dajo e xhaxha…dhe kështu na foli deri në fund…
Mirë u takofshim kolegë, herë tjetër ndoshta në Shqiperi, ndoshta ne Greqi , por më parë në Kalabri, tek vëllezërit tanë, të gjuhës e gjakut.
Koha iku shpejt, katër ditë nuk janë shumë sidomos kur në mision ke vizita njohëse e promovuese në një rajon kaq të gjerë gjeografik sa ç’është Grecja Salentine. Ndërkohë që ne na duhet te kthehemi drejt Brindizit për të marrë tragetin e ri ” Prince” për në Vlorën tonë të dashur.
Nga Grecia Salentine…23.12 2019\  Nga Genc Demiraj ,Sejmen Gjokoli, Elizbon Haruni . Udhëtim në Greqinë Salentine

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME