Categories Sport

Udhëtoi 120 km për t’i kthyer portofolin, taksisti shqiptar i zhgënjyer nga Manuel Neuer

Një taksist shqiptar që punon në Gjermani udhëtoi 120 kilometra për t’i kthyer portierit të Bayern Munchen, Manuel Neuer, portofolin, por në këmbim mori vetëm një buzëqeshje dhe një fanellë me autograf.

Hazir Stublla, i cili punon në Mynih si taksist, tha për mediat gjermane “Bild” dhe “Sky.de” se pasi kishte shoqëruar Neuer dhe një mik të tij me taksi, kishte parë që portieri gjerman kishte harruar në makinë portofolin me 800 euro brenda dhe dokumentet e identifikimit.

Stublla thotë se nuk i preku paratë, madje harxhoi edhe 400 euro karburant për t’i dërguar portofolin kampionit të botës në rezidencën e tij në Tegernsee, Bavari.

Por si shpërblim, dy javë më vonë, ai mori një fanellë me autografin e portierit. “Kam katër fëmijë, nuk kam çfarë të bëj me një bluzë”, tha Stublla për “Sky.de”.

Sipas ligjeve në Gjermani, gjithkujt që kthen një send të humbur me vlerë deri në 500 euro, i takon të marrë 5% të vlerës, si dhe 3% për çdo pasuri që vlen më tepër.

Në rastin e Stubllës, i takonte të merrte të paktën 34 euro, ndërsa fanella që Neuer i dhuroi kushton të paktën 100 euro./a2 cnn

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME