Categories Sport

UEFA rëndon kombëtaret, ndryshon Ligën e Kombeve dhe eleminatoret

Ndryshojnë formulat e funksionimit të disa evenimenteve europiane të lidhura me skuadrat kombëtare. Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, zgjerohet formati i Ligës së Kombeve me ndeshje play off në muajt mars ndërsa zgjerohet edhe shtrirja e grupeve për eleminatoret e Kupës së Europës dhe Kupës së Botës në 12 të tilla.

Liga e Kombeve;

Liga e Kombeve do të zgjerohet me një raund të ri eliminues që do të luhet në muajin mars, duke krijuar kështu vazhdimësinë midis fazës së grupeve që përfundon në muajin nëntor dhe finaleve të luajtura në muajin qershor.

Fituesit dhe skuadrat e vendeve të dyta në grupet e Ligës A, do të marrin pjesë në këto ndeshje play-off për të përcaktuar pjesëmarrësit në Final Four. Skuadrat e treta të grupeve të Ligës A ndaj ekipeve të dyta në grupet e Ligës B, si dhe skuadrat e treta të Ligës B dhe vendet e dyta të Ligës C, do të luajë gjithashtu ndeshje play-off për ngjitjen dhe rënien Zgjerimi i Ligës së Kombeve të UEFA-s, me ndeshjet e luajtura në muajin mars do të ketë të bëjë vetëm me një numër të përzgjedhur skuadrash dhe ekipet e mbetura do të jenë të disponueshme për të filluar kualifikueset europiane.

Eleminatoret;

Formati i ri i kualifikueseve për Kampionatin Europian apo për Kampionatin Botëror do të jetë më i konsoliduar, me 12 grupe tashmë me katër dhe pesë skuadra, për të rigjallëruar më shumë këtë kompeticion dhe duke dhuruar më shumë garë në të gjitha nivelet.

Në grupet me pesë skuadra, fushata e eliminatoreve do të nisin në muajin mars, ose në muajin qershor nëse ato janë ende duke garuar në çerekfinalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s ose janë të përfshirë në ndeshjet e promovimit në një ligë më lart, ose rënies në një ligë më poshtë. Ndërkaq, në grupet me 4 skuadra, fushata e eliminatoreve do të nisë në muajin shtator.

Fituesit e grupeve do të kualifikohen drejtpërdrejt në finalet e Kampionatit Europian ose atij Botëror, ndërsa skuadrat e vendit të dytë ose do të kualifikohen në mënyrë direkte ose do të marrin pjesë në ndeshjet e play-off-it (së bashku me ekipet e UEFA Nations League për t’u kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian). Ndërkaq, nuk është propozuar asnjë ndryshim për finalet e Kampionatit Europian, ku do të vijojnë të marrin pjesë 24 ekipe. Ky format i ri i aprovuar ditën e sotme do të hyjë në fuqi pas EURO 2024.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të tjera shumë të rëndësishme. Finalja e Superkupës nga Kazani në Athinë, më 16 gusht 2023. Gjithashtu, Sllovakia do të presë finalet e Kampionatit Europian 2025 për ekipet kombëtare të grupmoshës U-21. U miratuan gjithashtu edhe rregulloret e Kampionatit Europian UEFA U-21 (2023-2025) dhe rregulloret e Kampionatit Europian për femra (2023-2025). Pas pandemisë covid-19, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu të Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të ndërpresë aplikimin e ‘UEFA Return to Play Protocol’, që u miratua në vitin 2020.

Mbledhja e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të jetë më 4 prill 2023, në Lisbonë të Portugalisë, një ditë përpara Kongresit të 47-të të UEFA-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME