Categories Sport

UEFA shkruan historinë, TikTok sponsori zyrtar i Euro 2020

Për herë të parë në historinë e saj, Euro 2020, i programuar për t’u zhvilluar në verën e këtij viti do të ketë si sponsor zyrtar një aplikacion dixhital. Bëhet fjalë për platformën argëtuese, TikTok që do jetë më afër tifozëve të futbollit gjatë turneut të shtyrë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Sipas njoftimit të partneritetit mes palëve, TikTok do të jetë një dritare për tifozëve nga mbi 150 vende të botës për t’i informuar për rezultatin e ndeshjeve dhe për momente nga më pikantet rreth ngjarjes më të madhe futbollistike në Europë. Për më tepër, UEFA gjithashtu do t’i japë TikTok akses në bibliotekën e saj të madhe të përmbajtjes historike për të krijuar përmbajtje të re, tërheqëse dhe inovative.

Ndërkohë, UEFA do të hapë llogarinë e saj zyrtare në TikTok para turneut Euro 2020, për të frymëzuar dhe argëtuar miliona tifozë të futbollit në të gjithë botën me përmbajtje ekskluzive të asaj që ndodh në prapaskenë, imazhe aktuale dhe arkivore. Përveç kësaj, bashkëpunimi përfshin të drejtat e sponsorizimit të transmetimit, logo e të cilëve do të transmetohet në të gjithë kanalet televizive europiane. Vlera e marrëveshjes nuk u bë e ditur, por mendohet se vlen dhjetëra miliona paund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Çfarë i ndodhi Brojës? Sulmuesi shqiptar largohet me barrelë nga fusha

Në ndeshjen e FA Cup kundër Peterborough, 23-vjeçari shqiptar u fut si zëvendësues, teksa në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“Masakrohet” Donnaroumma! Goditet me taka nga kundërshtari, 10 qepje në fytyrë

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Trajneri i Anglisë komenton shortin: Shqipëria mund të na befasojë, ka lojtarë shumë të talentuar

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka folur pas shortit të kualifikueseve të Botërorit. “Serbia dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Emri\ Futbollisti shqiptar ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

Një lajm i rëndë ka ardhur nga bota e sportit, ku utbollisti i Vushtrrisë, Erjon…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

LISTA ME 27 EMRAT/ Sylvinho shpall skuadrën shqiptare të kompionatit evropian

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho bëri publike listën e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit…

LEXO ME SHUME