Categories Lajme

Uiski, amaro, raki dhe verë! Ja tenderi skandaloz për festat e fundvitit

Teksa vendi është i zhytur në një emergjencë mjekësore, e shkaktuar nga Covid 19, janë disa institucione që vijojnë të bëjnë tendera luksi, e që kanë në planet e tyre dhe festat e fundvitit. Më i fundit vjen nga Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, ku titullari i saj Adhurim Saliu, po bën gati shportat për punonjësit.

Objekti i tenderit është “blerje dhurata dhe kartolina urimi me rastin e festave të fundvitit”, ndërkohë që po përgatiten dhjetëra shporta të mëdha të dekoruara. Këto shporta do të kenë brenda tyre 1 shishe uiski cilësore, 700 ml, me 40% alkool. 1 shishe amaro cilësore, 700 ml, përqindja e alkoolit mbi 21 %.

Shishe verë shqiptare, cilësia e parë, e vjetëruar në dru lisi, me ambalazh qelqi, 750 ml, mbi 13 % alkool. Vera preferohet të jetë viti i prodhimit 2010. Kërkohet me të njëjtën vjetërësi edhe 1 shishe raki rrushi me ambalazh qelqi, 750 ml me mbi 21 % alkool.

Në shportë do të ketë 4 pako çokollata cilësore 1000 gr, 4 pako fruta të thata cilësore 500 gr, 2 pako karamele cilësore 500 gr. Mësohet se, krahas shportave, kjo drejtori do të blejë edhe 170 shishe me verë shqiptare, cilësia e parë, e vjetëruar në dru lisi me ambalazh qelqi. Kërkohet me alkool mbi 13 % dhe të jetë prodhuar në vitin 2010.

Diplomatët, ndryshe nga profesionet utilitare në Shqipëri si mjekët, policët, mësuesit, ushtarakët etj, vijojnë të bëjnë jetë luksi. Çfarë dhuratash marrin diplomatët dhe çfarë dhuratash marrin të tjerët? Për të parët mjafton të shohësh se çfarë tënderësh bën Drejtoria e Shërbimit Diplomatik, ku do të blejnë me paratë tona uiski, amaro, raki, verë, fruta të thata e madje çokollata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME