Categories Lajme

Ulen temperaturat në Dibër, akulli rrëzon pemët dhe thyen shtyllat e tensionit

Në qytetin e Dibrës pasditja solli ulje të ndjeshme të intensitetit të reshjeve të shiut. Në lartësi mbi 750 metra mbi nivelin e detit temperaturat janë ulur ndjeshëm duke bërë që pemët, shtyllat e tensionit dhe përcjellëset elektrikë të vishen me një shtresë të trashë akulli.

Gazetari informon se si pasojë e ngarkesës së akullit janë thyer pemë dhe degë pemësh përgjatë rrugës nacionale. Degë pemësh kanë rënë edhe mbi përcjellëset elektrike duke i këputur ato. Në disa zona ku janë ngarkuar më shumë, janë thyer shtylla tensioni dhe janë këputur telat si pasojë e peshës së akullit.

Nga mesdita e sotme janë pa energji elektrike Njësitë Administrative Sllovë, Kalaja e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë që është prej pesë ditësh. Në rrethin e Bulqizës janë pa energji prej më shumë se 3 ditë e gjithë zona e Gollobordës dhe Krastës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME