Categories Turizëm

Ulet konsumi në restorante, emigracioni dhe taksat po rrisin kostot e shërbimit

Konsumi në vend duket se ka rënë që pas mbylljes së  sezonit veror. Përllogaritjet e shoqatës së bareve dhe restoranteve tregojnë se rënia është gati 30%, ndërkohë që për këtë fenomen kanë ndikuar më së tepërmi dy faktorë. “Dy janë faktorët; një largimi masiv, dy njerëzit nuk kanë më tendencë të rrinë nëpër kafe, bare apo restorante. Arsyet vetëkuptohen. Pandemia i ndryshoi njerëzit dhe gjatë fundjavës preferojnë më shumë  të porosisin nga shtëpia.

Prekemi nga çdo lloj risie, nga çdo lloj takse, se na ikin neve klienti apo konsumatori. 2019 ka qenë një vit shumë i mirë, 2020 vazhdoi me një ritëm pavarësisht se ishte pandemi dhe kishim bumin e brendshëm se nuk dilnim dot jashtë”, thotë Enri Jahaj, nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve Nëntori i vitit të kaluar shënjoi rënien e lakores së kërkesës për shërbim në këtë struktura, ku Jahja tregon edhe se sa shpenzon një qytetar me pagë mesatare në një bar apo restorant.

“Për një bar-kafe mesatarisht shpenzimet shkojnë 100 deri në 350 lekë për klient, ndërsa në një restorant do të thosha që është pak më shumë, nuk është në ritme shumë të mëdha, nga 700 deri 1800 lekë”, tregon ai. Shtresa e pasur që deri më dje shpenzonte në një restorant minimumi 15 mijë lekë, tashmë duket se është tërhequr nga konsumi në restorante sipas Jahajt. Shoqata parashikon që me fillimin e sezonit konsumi në bare dhe restorante të përmirësohet, por nga ana tjetër pritet që edhe rritja e çmimeve të jetë e pashmangshme, për shkak të kostos nga rritja e pagave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME