Categories Lajme

Ulet në 5% tatimfitimi për industrinë e automjeteve

Stimulohen edhe bizneset që investojnë mbi 1 mld lekë Qeveria ka vendosur që vitin e ardhshëm të mos ketë ndryshime të theksuara në sistemin tatimor vendas, duke mbështetur 3 sektorë me qëllim thithjen e investimeve të huaja në vend. Në draftin e hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, parashikohet ulje e tatimit mbi fitimin për industrinë e prodhimit të automjeteve nga 15% që është aktualisht në 5%.

Modeli është bazuar mbi rritjen e investimeve të pjesëve të këmbimit të makinave dhe prodhimit të tyre, ku përveç kompanisë koreane Yura që ushtron aktivitet prej një viti, është shprehur interes edhe disa firma të tjera në Azi, përfshirë dhe një japoneze.Lëvizjen e dytë që po bën qeveria në fushën e thithjes së investimeve nga jashtë është konsiderimi i humbjeve të biznesit për një periudhë 5-vjeçare nëse plani i investimit është mbi 1 miliard lekë apo 10 milion dollarë. Mbartja e humbjeve sjell si efekt zbritjen e shumës që një biznes derdh në formën e tatim – fitimit në momentin që del me fitimin vitin tjetër.Paketa fiskale 2020 parashikon edhe mbështetjen e aktiviteteve sportive, ku sponsorizimet e kompanive për këto lloj eventesh do të konsiderohen shpenzim i zbritshëm në masën e 3-fishit të buxhetit që është dhuruar. Në ligjin e procedurave tatimore qeveria do të rritë gjobat për moslëshimin e kuponit për herë të dytë, ndërsa vetë ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpallur si politikë të saj ndalimin e ndryshimeve fiskale për një periudhë 3- vjeçare, e cila do të nisë të zbatohet duke nisur nga viti i ardhshëm. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME