Categories Lajme

Ulja e makinave pastrojnë ajrin në Tiranë dhe në Europë

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve dhe rritja e atyre që lëvizin me biçikletave ka sjellë dhe ulje drastike të nivelit të ndotjes në kryeqytet. Një fakt i tillë u konfirmua pak ditë më parë edhe nga delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë që theksonte se në Tiranë “është shënuar niveli më i ulët i ndotjes”.

Në fakt, ulja e makinave dhe përdorimi i biçikletave ka dhënë një impakt të shkëlqyer kudo në Evropë. Përmirësimi i cilësisë së ajrit gjatë muajit të kaluar të bllokimit si pasojë e koronavirusit ka çuar në uljen me 11 000 të numrit të vdekjeve nga ndotja në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë. Duke iu referuar studimit të Qendrës për Kërkime të Energjisë dhe Ajrit të Pastër, prestigjiozja britanike “The Guardian” shkruan se rënia e trafikut dhe ulja e emetimeve industriale kanë rezultuar gjithashtu në uljen me 1.3 milionë ditë të mungesave në punë, 6 000 më pak fëmijë që zhvillojnë astmë, 1 900 më pak vizita në urgjencë dhe 600 më pak lindje të parakohshme.

Ndërsa pandemia vazhdon të marrë më shumë se 220 000 jetë njerëzore në të gjithë botën që nga fillimi i vitit autorët e raportit thonë se masat e marra si përgjigje ndaj pandemisë kanë sjellë një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nivelet e dioksidit të azotit kanë rënë me 40% ndërsa materia e vogël e grimcave – e njohur si PM 2.5 – është në rënie 10%. Këto dy forma të ndotjes, të cilat dobësojnë sistemin e zemrës dhe frymëmarrjes, janë zakonisht përgjegjës për rreth 470 000 vdekje në Europë çdo vit.

Studimi rendit shtetet me numrin më të madh të jetëve të shpëtuara si pasojë e uljes së ndotjes këto ditë, si: në Gjermani (2083), e ndjekur nga Britania e Madhe (1752), Italia (1490), Franca (1,230) dhe Spanja (1083). Pothuajse 40% e uljes së vdekshmërisë kishin të bënin me funksionimin e zemrës, 17% nga sëmundjet e mushkërive siç janë bronkiti dhe emfizema, dhe 13% secila nga goditje dhe kanceri. Të tjerat ishin infeksione dhe diabeti.
Llogaritja e përgjithshme e uljes me 11 000 të numrit të vdekjeve vjen pas një sërë analizash kompjuterike. Në të gjithë botën, numri i vdekjeve të shmangura nga ndotja do të jetë shumë më i lartë, sepse ky studim përqendrohet në një kontinent dhe një muaj. Dy vendet më të populluara dhe të ndotura në botë – Kina dhe India – kanë përjetuar edhe uljen më të madhe të nivelit të ndotjes së ajrit.

Studimi nuk përfshin vdekje nga vetë koronavirusi. Shkencëtarët besojnë se ndotja e ajrit rrit malinjitetin e sëmundjes dhe disa studime sugjerojnë se virusi mund të bashkohet me grimca, por studiuesit që qëndrojnë pas modelit të fundit thanë që ata nuk kishin të dhëna të mjaftueshme për ta përfshirë këtë në modelet e tyre.
Autori kryesor i analizës, Lauri Myllyvirta, tha se rënia e ndotjes së ajrit kishte zvogëluar presionin ndaj shërbimeve shëndetësore në një kohë të rëndësishme dhe tregoi se si një ndryshim mund të ndikojë direkt tek përmirësimi i cilësisë së ajrit.
“Ne kemi parë shumë më pak pacientë me acarime të astmës dhe sëmundje pulmonare kronike gjatë muajit të kaluar dhe nuk ka dyshim se një rënie e ndotjes së ajrit është pjesë e arsyes,” tha dr. LJ Smith, këshilltar në mjekësi respiratore në spitalin King’s College në Londër. “Nëse ndotja e ajrit kthehet në nivelet e mëparshme, dhoma ime e pritjes përsëri do të fillojë të mbushet me fëmijë dhe të rritur që përpiqen të marrin frymë “, thekson dr LJ Smith.
Ndërkaq, në Tiranë vijon puna për zgjerimin e trotuareve dhe rritjen e korsive të dedikuara për biçikleta. Kryebashkiaku Veliaj ka theksuar se të dhënat gjatë kësaj kohe të pandemisë ishin treguesi më i mirë se qytetit i duhen më shumë korsi biçikletash dhe më pak makina që lëvizin në rrugët e kryeqytetit të cilat sjellin edhe ndotje të ajrit. z.tosku//r.e/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME