Categories Showbiz

Ermonela Jaho: Do të gjejmë një mënyrë për të pasur artin tonë

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, është një nga yjet e skenave botërore, me role në shfaqje të ndryshme të operës ku ka marrë shumë vlerësime. Si personazh në serinë “Opera në kohën e virusit” të faqes “OperaWire”, sopranoja shqiptare shprehet mes të tjerave se publiku do ta kuptojë se çfarë sakrificash kërkon kjo kohë edhe nga të gjithë artistët.

“Mendoj se ndikimi më i madh do të jetë që të kuptojmë se ky profesion është jashtëzakonisht i cenueshëm. Shpresoj që publiku do ta kuptojë tani çfarë sakrificash kërkon nga të gjithë artistët, që të jenë në skenë dhe të nxjerrin jetesën nga arti i tyre.

Zhvillimi i ri do të jetë transmetimi online siç e kemi parë. Edhe pse asgjë nuk e zëvendëson emocionin e pastër të të qenit afër artistëve gjatë performancave dhe energjinë, që e ata e marrin nga publiku e që transmetohet edhe tek interpretuesit, ne do t’ia arrijmë të gjejmë një mënyrë për ta pasur artin tonë”, shprehet sopranoja Jaho. Operat “Madama Butterfly” , “La traviata” etj, janë disa nga veprat që Jaho ka shkëlqyer në skena. Sopranoja e njohur Ermonela Jaho në shkurt të një viti më parë shënoi një tjetër sukses edhe në Mynih të Gjermanisë.

Sopranoja erdhi në skenë me rolin kryesor, atë të Violetës në operën “La Traviata”, e cila është shfaqur shumë në teatrot italiane, por edhe në rreth 23 shtete të botës. “La Traviata” me Ermonela Jahon ishte më herët edhe në skenën e në teatrit të operës “Bayerische”. Me një aktivitet të vlerësuar në skenat botërore, një tjetër shkrim vjen për sopranona ishte dhe nga “The Guardian”. Kritiku John Crace pohon se sopranoja është mahnitëse.

“Jaho është sopranoja më e mirë në botë. Pikë. Aftësia e saj për të hyrë në rolet që interpreton, është mahnitëse”, thotë ndër të tjerët John Crace, për prestigjiozen britanike “The Guardian”. Në korrik të një viti më parë sopranoja Ermonela Jaho ishte me operën “Ana Bolena” në skena të huaja. Sopranoja interpretoi rolin kryesor në operën e Donizzetit “Anna Bolena”, në premierën e këtij produksioni, që hapi siparin e Opera Australia në fillim të muajit korrik. “The Economist” dhe “Financial Times” po ashtu shkruajnë me vlerësime atë kohë për sopranon shqiptare. “Një ëngjëll i zjarrtë”, e cilëson “The Economist” sopranon shqiptare Ermonela Jaho për interpretimin e rolit të Ana Bolenës, në operën e Donizzetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME