Categories Lajme

Unaza e Re, ARRSH: Gati fondet për shpronësimet

Fondet për shpronësimin e ndërtesave të banorëve që preken nga projekti për rehabilitimin e segmentit rrugor ‘Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja” janë gati.

Autoriteti Rrugor njoftoi sot se pronarët e pasurive pronë private, të cilët janë shpronësuar me vendimin e Këshillit të Ministrave të muajit prill të këtij viti të dorëzojnë dokumentacionin për tërheqjen e vlerës për shpronësim.

Banorët duhet të paraqesin fotokopje të noterizuar të certifikatës së pasurisë, kartelën dhe hartën e pasurisë të rifreskuar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë, numër llogarie, në emër të pronarit të pasurisë, ose prokurë të posaçme për personat e autorizuar për tërheqjen e vlerës, si dhe një kopje të kartës së identitetit.

Sipas ARRSH-së, dokumentacioni mund të dorëzohet pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, ose nëpërmjet Postës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME