Categories Lajme

Vendimi i KE s’i mbyll dyert Shqipërisë, Vasak: Macron mbështetje Shqipërisë

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, deklaroi sot nga Elbasani se vendimi për të mos hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk i mbyll dyert Shqipërisë.

“Vendimi i Këshillit Europian nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është një vendim solemn, por nuk është mbyllja e dyerve definitive për Shqipërinë sepse është lënë një takim në vazhdim gjatë samitit të Zagrebit. Samiti i Zagrebit është i rëndësishëm sepse Kroacia do të zërë vendin e presidencës në Këshillin e Europës”-, tha Vasak.

Ambasadorja u shpreh se “duhet të kemi diçka të qartë që jo vetëm Kroacia, por të gjitha shtetet e komunitetit europian do të luajnë një rol në këtë vendim. Duhet të kemi një vendim unanim”.

“Ky takim është thelbësor ku do të diskutohet mbi evolucionin e të ardhmes së Shqipërisë dhe vendeve të tjera pretendente. Franca dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur qartë mbi mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendente për çeljen e negociatave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME