Categories Lajme

UNICEF do të furnizojë fëmijët e Kosovës me maska dhe pako higjienike

UNICEF-i në Kosovë ka bërë të ditur se 660 shkolla primare dhe sekondare në Kosovë do të furnizohen me pako higjienike si dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, në mënyrë që çdo fëmijë të përgatitet dhe të jetë i mbrojtur për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave. UNICEF, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se 7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 1 mburojë për fytyrën, 3 maska për fytyrën, 200 ml dezinfektues dore, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19.

Postimi: “Këta fëmijë, janë gati për të nisur ditët e para në shkollë! Dhe marrë për bazë faktin se Ministria e Arsimit ka vendosur të rihap shkollat, ne së bashku me partnerët tanë USAID Kosovo po bëjmë çdo përpjekje që fëmijët të kthehen sigurt në shkollë. 660 shkolla primare dhe sekondare në Kosovë do të furnizohen me pako higjienike si dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, në mënyrë që çdo fëmijë të përgatitet dhe të jetë i mbrojtur për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave. 2200 mësues do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 2 maska për mburojën e fytyrës, 3 maska për fytyrën, dezinfektues dore 1L, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19. 7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 1 mburojë për fytyrën, 3 maska për fytyrën, 200 ml dezinfektues dore, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME