Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Interi nuk është dorëzuar për kapitenin e Barcelonës Leo Mesin, me presidentin e zikaltërve Stivën Zhang që po studion kostot dhe mundësitë e sponsorëve të rinj në Kinë për të bërë të mundur transferimin e bujshëm. Mançester Siti thuhet se është skuadra më e avantazhuar për të marrë shërbimet e argjentinasit, kjo edhe falë lidhjes që Mesi ka me trajnerin e ekipit anglez Pep Guardiola.
Por edhe Interi ka një avantazh në anën e tij dhe janë pikërisht taksat. Në Itali paguhen shumë më pak taksa se në vendet e tjera dhe duke parë që Mesi ka vuajtur shumë në Spanjë nga taksat mund të bëjë që të zgjedhë Interin. “Gazzetta Dello Sport” zbulon se reduktimi i taksave mund të jetë një opsion bindës për Mesin në negociatat me Interin, ndërsa Zhang në krahun tjetër ka filluar të kërkojë sponsor në Kinë, për ta ndihmuar të sjellë kapitenin e Barcelonës në Seria A.
