Categories Sport

S’ka ndërmend të takojë Bartomeun/ Luftë nervash, zbardhet plani i Lionel Mesit

Largimi i mundshëm i Lionel Mesit nga Barcelona është duke u shndërruar në një ndeshje “shahu”, ku secila nga palët e përfshira duhet t’i mendojë mirë lëvizjet. I pari që lëvizi ishte lojtari, i cili kërkoi prishjen e kontratës duke aktivizuar klauzolën e largimit. Klubi reagoi menjëherë duke thënë se kjo klauzolë nuk është më e vlefshme dhe tani duhet të paguajë 700 milionë euro për t’u larguar. Ramon Planes (drejtori i Barçës) bëri deklarata publike duke thënë se klubi nuk ka ndërmend që ta lërë lojtarin të largohet dhe do të bënin lëvizje të shumta për të vazhduar projektin bashkë me të. Një nga lëvizjet është takimi i presidentit Bartomeu me Leo Mesin.

Numri një i klubit dëshiron të flasë nga afër me Mesin, në mënyrë që ta bindë të qëndrojë. Mirëpo, nga ana tjetër, lojtari nuk dëshiron që të flasë me presidentin, edhe pse Bartomeu do të insistojë. Vendimi i Leo Mesit për t’u larguar nga klubi është i pakthyeshëm. Ai e ka vendosur që do të largohet dhe do të mbajë këtë qëndrim deri në fund.Por, ndryshe nga ideja e parë, këtë herë Leo ka parashikuar që të dielën të paraqitet në qendrën stërvitore dhe të bëjë testet PCR, të cilat do t’i kryejë e gjithë skuadra. Gjithashtu, Mesi ka parashikuar që të vazhdojë stërvitjet  edhe ditën e hënë nën urdhrat e trajnerit Kuman, çka do të jetë stërvitja e tij e parë në krye të skuadrës.

Për aq kohë sa nuk gjendet zgjidhja për kontratën e tij, në këto momente është e vështirë që të flitet dhe të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Lojtari kërkon që gjërat t’i bëjë me normalitet dhe të mos shkojë menjëherë në krisje, sepse atëherë mund të ketë probleme juridike. Lionel Mesi kërkon gjithashtu që tani të jetë Barcelona ajo që të bëjë lëvizje zyrtare, sepse ai e dërgoi burofaksin. Kapiteni i katalanasve tani do të qëndrojë në pritje, në mënyrë që skuadrat që e kërkojnë (specifikisht Siti), të nisin bisedimet me Barcelonën për të kuptuar si do të zgjidhet kjo situatë. Bartomeu është i gatshëm që të shkojë në gjyq, në mënyrë që Lionel Mesi të zbatojë kontratën e tij deri vitin e ardhshëm, por atëherë do të largohet me zero. Kjo nuk i intereson.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME