Categories Lajme

Universitetet, mbyllet raundi i dytë/ Fizikë 10 studentë, Kimi 12, nga degët më të preferuara deri te ato që rrezikojnë mbylljen

Në auditoret e Universiteteve të hënën e 17 tetorit 2022 do të ulen rreth 1 mijë studentë më pak se vitin e shkuar.

Sipas të dhënave mësohet se gjatë dy raundeve janë rejgistruar rreth 19 mijë maturantë të rinj.

Një rënie të numrit të regjistrimeve ka hasur Universiteti Bujqësore, pasi këtë vit janë regjistruar rreth 150 studentë më pak.

Degët peshkim apo zootekni rrezikojnë mbylljen pasi të regjistruar janë vetëm 6 studentë. Ndërkohë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën Fizikë janë regjistruar vetëm 10 studentë, në Kimi 12 dhe në Matematikë 25 studentë.

Sa i takon degëve më të preferuara, Mjekësia dhe Inxhinieria qëndrojnë në krye të listës, të pasuara nga Ekonomiku dhe Juridiku.

“Në raundin e dytë janë regjistruar rreth 4000 maturantë nga 6000 që aplikuan, që do të thotë se 2000 maturantë që nuk u regjistruan kanë mundësi të riaplikojnë për raundin e tretë plus këtyre do ti shtohen 1300 maturantë nga vitet e kaluara që kanë aplikuar me formularin A1Z.

Degët e mjekësisë, mjekësi e përgjithshme, stomatologji, infermieri dhe inxhinieritë patën një ecuri shumë të mirë, veçanërisht tekonologjia e informacionit, por dhe degë që lidhen me ndërtimin”, u shpreh drejtori i RASH, Arjan Xhelaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME