Categories Lajme

Universitetet publikojnë listat paraprake të fituesve

Janë publikuar pasditen e sotme nga Institucionet e arsimit të lartë listat paraprake të fituesve në universitete.

Maturantët, pranë faqeve të universiteteve dhe fakulteteve mund të gjenjë renditjen e në bazë të pikëve që ata kanë fituar në të gjitha programet e studimit.

Universiteti Politeknik, Universiteti i Tiranës dhe ai i Bujqësorit tashmë i kanë shpallur të plota renditjen e kandidatëve që garojnë, në programet e studimit që ata ofrojnë.

Fituesit në programet e tyre shfaqen deri te vija e kuqe. Në deklarat e universiteteve, njoftohen maturantët që të mos demoralizohen pasi shumë kandidatë janë shpallur fitues në disa programe studimi, dhe vija e kuqe do të spostohet, në ditët në vijim të regjistrimit. Ende të pa shpallura publikisht janë listat tek Universiteti i Mjekësisë.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit Mjekësia futi për herë të parë testimin dhe kjo mund të ketë sjellë një vonesë në përllogaritjen e e pikëve për kandidatët që ishin në garë. Por afati për publikimin e listave nga unviersitetet është deri në mesnatën e 26 Gushtit.

Ditën e dielë më 27 Gusht, fituesit do të publikohen zyrtarisht dhe në faqen u-Albania, ku kandidatët mund të shohin renditjen e tyre në 10 preferenca që ata kanë garuar.

Kujtojmë se regjistrimi i fituesve bëhet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 29 Gusht deri më 11 Shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME