Categories Lajme

UNUM Festival, destinacioni i argëtimit

Për të tretën herë, Rana e Hedhun në Shëngjin do të elektrizohet nga tingujt e DJ-ve më në zë të momentit, të njohur ndërkombëtarisht. Ngjarja më e madhe muzikore, UNUM Festival ben bashkë 6 ditë të jashtëzakonshme adhuruesit e muzikës elektronike.

Sezoni turistik i këtij viti u hap me konferencën për shtyp të organizatorëve të festivalit, së bashku me prezencën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, dhe kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu.

Përpos tingujve dhe eksperiencës mahnitëse, UNUM Festival ka ndikuar pozitivisht edhe në aspektin e turizmit vendas dhe këtë e konfirmon kryetari i bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, i cili thekson se ky event shërben si një promovim për Shqipërinë, si dhe sjell përfitime edhe për zonën e Shëngjinit dhe Lezhës.

Gjithashtu, edhe znj. Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit, shpreh falenderimet e saj dhe është mirënjohëse që UNUM Festival mbahet në vendin tonë dhe që përpos argëtimit, përkujdeset edhe për mjedisin, pasi gjatë ditës së djeshme u zhvillua një aksion pastrimi i plazhit te Rana e Hedhun.

Dëshira dhe vullneti për të qenë miqësorë me mjedisin, është një prej parimeve kryesore të këtij eventi.

UNUM Festival është i vetmi festival i cili përveç muzikës fantastike elektronike, promovon riciklimin, mospërdorimin e plastikës, si dhe ka rregulla strikte për menaxhimin e mbetjeve.

Edhe këtë vit, UNUM Festival ka mbështetjen e ONE Telecommunications, kompanisë së telekomunikacionit e cila gjithmonë suporton të tilla evente fantastike, duke sjellë argëtim, por edhe duke ndërgjegjësuar të gjithë për impaktin tonë në mjedis. Një prej vlerave kryesore të ONE është edhe promovimi i mrekullive të Shqipërisë dhe këtë e dëshmon më së miri edhe fushata “Unë jam One”.

UNUM Festival do të mbahet në datat 1-6 qershor dhe biletat mund t’i gjeni në:
https://unumfestival.com/.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME