Categories Kulture

Ura e Gjipesë në Vuno, Vlorë

Ura e Gjipesë është Monument Kulture i kategorisë së parë i ndërtuar rreth Shek. XVIII.
Ura e përroit të Gjipesë apo e mullinjve të Gjipesë ndodhet përgjatë rrjedhës së përroit, mbi rrugën nacionale që lidh fshatin Ilias me fshatin Vuno.

Duke qenë larg rrugëve kryesore që lidhnin këto fshatra dhe midis pesë mullinjve mesjetarë, që ndodhen përgjatë këtij përroi, ajo ishte në funksion të banorëve që përdornin mullinjtë. Ura përbëhet nga një qemer në formë harku dhe një dritare shkarkuese. Lartësia e qemerit arrin rreth 2 m, gjerësia e transesë është 1.20 m dhe gjatësia 16 m.

Arkitektura e saj dhe terreni që është zgjedhur për ndërtim ka bërë të mundur që ura të jetë në harmoni të plotë me peizazhin që e rrethon.

Në një dokument të vitit 1786, raport i hartuar nga koloneli austriak Dedoviç që vizitoi zonën, bëhet e ditur se përveç bluarjes së drithit mullinjtë e Vunoit përdoreshin edhe për dërstila të shajakut. Ky burim historik, krahas tipologjisë urë me një hark në formë qemeri si dhe teknikës së ndërtimit, na shtyjnë ta datojmë këtë urë në shek. XVIII.

Itinerari: Drejt urës së Gjipesë mund të shkoni vetëm me ecje në këmbë, duke ndjekur rrjedhën e sipërme të përroit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME