Categories Lajme

Uragani Idalia shakton përmbytje dhe dëme të mëdha në Florida dhe Xhorxhia

Uragani Idalia goditi të mërkuren rajonin Big Bend të Floridës me erëra me shpejtësi prej 200 kilometrash në orë dhe shira që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të rënda të shtëpive, bizneseve dhe makinave.

Stuhia më pas përfshiu shtetin e Xhorxhias me erëra me shpejtësi prej 140 kilometrash në orë, duke përmbytur rrugët dhe duke detyruar evakumin e shumë banorëve.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se nuk kishte vdekje të konfirmuara në Florida, pavarësisht se dy aksidente fatale të trafikut në dy qarqe mund të jenë të lidhura me stuhinë.

Zyrtarë shtetërorë, 5500 trupa të Gardës Kombëtare dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar në përpjekjet e kërkim shpëtimit, inspektimin e urave, pastrimin e rrugëve nga pemët e rrëzuara dhe objekte të tjera, si dhe për të ndihmuar këdo që mund të jetë në rrezik.

Gati gjysmë milioni njerëz në Florida dhe Xhorxhia mbetën pa energji elektrike. Edhe shtetet e Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut pritet të ndikohen nga shiu dhe erërat e forta që po sjellë uragani Idalia. VOA

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME