Categories Lajme

“Uratën paç uratën…”

Tërmeti i shembi shtëpinë, me ndihmën e “Stop” gjendet zgjidhja për 85-vjeçaren Tërmeti i 4 Qershorit dhe 21 Shtatorit të 2019-s, hodhi në tokë banesat e 3 familjeve në Selenicë: Dedja, Rustemaj dhe Bregasi. Zgjidhja e vetme që iu ofrua ishin disa çadra, që gjithë shiun e fusnin brenda. 85-vjeçarja, Mbete Dedaj tha në “Stop”, se e kishte të pamundur jetesën në këto kushte.

Tërmeti i shembi shtëpinë, me ndihmën e “Stop” gjendet zgjidhja për 85-vjeçaren

Tërmeti i 4 Qershorit dhe 21 Shtatorit të 2019-s, hodhi në tokë banesat e 3 familjeve në Selenicë: Dedja, Rustemaj dhe Bregasi. Zgjidhja e vetme që iu ofrua ishin disa çadra, që gjithë shiun e fusnin brenda. 85-vjeçarja, Mbete Dedaj tha në “Stop”, se e kishte të pamundur jetesën në këto kushte.Banorët e prekur nga tërmeti kanë takuar kreun e Emergjencave Civile, Albert Rexhepi, i cili u premtoi vetëm zëvendësimin e çadrave. Kryetari i Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj pranoi të paguajë një bonus qiraje për këta banorë e t’u sigurojë një fond për riparimin e shtëpive në Janar të vitit 2020.Sot, pas dy javësh, Mbete Dedaj tregon se është sistemuar në shtëpinë e komshiut që është në emigracion dhe Bashkia paguan për të.

Ajo falenderon stafin e emisionit “Stop” për zgjidhjen.

Mbete Dedaj: Kjo është shtëpia ime, që më ka dhënë kryetari.

Gazetarja: Kush e ka këtë shtëpi?

Mbete Dedaj: E ka njëri, ka ikur në Greqi.

Gazetarja: Dhe Bashkia i paguan qira, për sa muaj?

Mbete Dedaj: Deri në Mars.

Gazetarja: Deri në Mars, ti je brenda tani?

Mbete Dedaj: Po!

Gazetarja: Të paktën, tani dimrin e ke të sigurt. Duke e krahasuar me çadrën, këtu brenda je për bukuri. Ne të Stop-it do flemë për bukuri tani.

Mbete Dedaj: Po edhe ju, edhe neve!

Gazetarja: Deri në Mars të 2020, ju jeni të sigurt këtu..

Mbete Dedaj: Po, po jemi të siguruar.

Gazetarja: Pastaj me të parë dhe me të bërë, sepse do Zoti akordohet ndonjë fond nga Ministria e linjës dhe jepen dhe banesa sociale me atë rast.

Mbete Dedaj: Se çfarë do bëni ju dhe kryetari nuk e di unë. Kam shpresa në juve.

Gazetarja: Je e gëzuar?

Mbete Dedaj: Jam e gëzuar nga juve! Shpresat i kam tek ju… Faleminderit Stopit, faleminderit Saimirit, faleminderit shumë që zgjidh problemin. Uratën paç uratën… Nëse ke fëmijë, të të rrojnë ti kesh me jetë dhe me shëndet./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME