Categories Lajme

Urdhri i fundit/ Vetëm kryeministri do udhëtojë me makinë, ministrat me autobus

Sado interesante dhe e pabesueshme të duket, Suedia nuk u ofron luks apo privilegje politikanëve të saj pasi ata jetojnë si qytetarët e tjerë të zakonshëm të vendit. Ministrat suedezë dhe deputetët nuk kanë makina zyrtare ose shoferë privatë, ata udhëtojnë duke shfrytëzuar mjetet e transportit publik si të gjithë të tjerët, pra autobusë ose trena, raporton “The Guardian”.

Po ashtu, ministrat suedezë nuk kanë imunitet dhe gjykohen nga drejtësia si kushdo tjetër nëse është i dyshuar. Një tjetër gjë interesante për politikanët suedezë është se ata nuk kanë sekretarë apo sekretare të tyren dhe zyrat e tyre raportohet se janë shumë të vogla.

“Unë jam ai që i paguaj politikanët dhe nuk shoh asnjë arsye t’u jap atyre një jetë luksoze” tha Joakim Holm, një qytetar suedez.

Politikanët që shpenzojnë para në taksi në vend që të përdorin transportin publik përfundojnë në titujt e lajmeve, pasi edhe kryetari i parlamentit ka një abonim për transportin publik, raporton KP.

Vetëm kryeministri, megjithatë, ka luksin të përdorë një makinë. Politikanët suedezë nuk fitojnë shumë pasi pagat e tyre janë pothuajse dy herë më shumë se ajo e një mësuesi të shkollës fillore. Madje, për zyrtarë të nivelit komunal, si asamblistë të cilët i njohim ne, nuk ka as pagë dhe as zyrë, dhe ata duhet të punojnë nga shtëpia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut

Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Divjakë/ U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, 6 në pranga

6 persona janë arrestuar në Divjakë pas një konflikti në një lokal. Në pranga janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO\ “Beach bar” pa leje në Karaburun/ Nis shembja e objektit, në pranga njëri prej ndërtuesve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME