Categories Lajme

Urgjenca e re e spitalit të Vlorës, mjekët: Shërbim bashkëkohor për pacientët dhe turistët

Urgjenca e re e spitalit të Vlorës ka hapur një kapitull të ri, ka krijuar lehtësira, qoftë për personelin mjekësor gjithashtu edhe për pacientët dhe turistët, që marrin shërbim bashkëkohor.

Kështu u shpreh një mjeke e spitalit rajonal të Vlorës, në një video të publikuar nga  ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në të cilën stafi mjekësor dhe pacientët shprehin vlerësimin për investimin në Urgjencën e Spitalit.

“Pashë një ndryshim total, kam sjellë vajzën para 10 vjetësh kur ishim me pushime. Hera e parë që vij vetë në këtë spital kaq të pastër, më mirë se në Athinë”, tha një qytetar.

Një infermiere u shpreh se ”jemi shumë të kënaqur me gjithçka që është realizuar.

“Nuk mungon asgjë, urgjenca e re përballon shumë më mirë një fluks të rritur. Ka kushte më të mira dhe menaxhimi i pacientit bëhet në kohë më të shpejtë dhe me një metodikë më të saktë dhe më shkencore”, tha një tjetër mjek.

Urgjenca e re në Spitalin e Vlorës  ka vendosur një standard bashkëkohor për qytetarët, por edhe turistët, një investim i përbashkët i Qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Italian për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Përveç rikonstruksionit të ambienteve të urgjencës  garantohet edhe zbatimi i protokolleve dhe Procedurave Standarde Operacionale, duke nisur nga triazhimi i pacientëve, diagnostikimi, trajtimi dhe referimi i tyre në kohë pranë shërbimeve spitalore apo edhe për trajtime të specializuara në spitalet që ofrojnë shërbim terciar/universitar.

Me fuqizimin dhe modernizimin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë tashmë ka një pikë referimi jo vetëm për vizitorët e bashkisë Vlorë, por edhe të bashkive Sarandë dhe Himarë dhe turistëve në sezonin veror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME