Categories Lifestyle

Ushqimet që duhet të hani për një gjumë të qetë!

Ka disa ushqime që ju ndihmojnë të ulni pagjumësinë dhe çrregullimet e gjumit dhe ju bëjnë të flini më mirë, duke rritur cilësinë e orëve të natës. Këto probleme nëse zgjasin gjatë mund të çojnë në probleme t e mëdha shëndetësore, duke penguar edhe aftësinë për punë, për ngarje makine, por edhe duke krijuar rrézík për patologji si diabeti apo depresioni.

Për këtë arsye, shumë mjekë dhe shkencëtarë janë përqendruar në analizimin e ushqimeve që mund të luftojnë gjumin e keq. Dhe kanë nxjerrë të paktën disa lajme të mira për t’u vënë… në tavolinë.

Kivi: Dy fruta një orë para gjumit / Frutat e pasura me vitamina C njihen për aftësitë antioksiduese, për praninë e fibrave dhe kaliumit. Si rrjedhojë ndihmojnë trupin në muajt e dimrit, rrisin aftësitë imunitare, mbrojnë zemrën dhe frymëmarrjen e të vegjëlve dhe tani, mbështet një kërkim i Universitetit Mjekësor të Tajpeit, zbulohen edhe përbërësit e ushqimit që ndihmojnë për të fjetur më mirë.

Kërkimi mbi 22 gra dhe 4 burra të moshës 20-50 vjeç ka treguar se ushqimi i përditshëm i kivit rrit cilësinë dhe sasinë e gjumit. Njerëzit të cilët morën pjesë në studim vuanin nga shqetësime të gjumit dhe për katër javë konsumuan dy kivi një orë para se të flinin. Rezultati pas një muaji: ulje e kohës për t’i zënë gjumi, rritje e gjumit të thellë, i cilësisë, efektivitetit dhe kohëzgjatjes.

Arrat: Rrisin nivelin natyral të melatoninës / Ky frut përmban proteina, karbohidrate dhe yndyrna (Omega 3 shumë e rëndësishme për të luftuar plakjen), minerale dhe vitamina. Por një studim i Universitetit të Teksasit i disa viteve më parë ka zbuluar se edhe konsumi i arrave mund të rrisë nivelet e melatoninës, hormon që zakonisht prodhohet natyralisht kur sytë tanë janë në errësirë dhe për këtë arsye është një element thelbësor në gjumin natyral. Konsumimi i arrave do të ndihmonte për prodhimin e melatoninës dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Bajamet: Të pasura me magnez, mineral thelbësor për gjumë të mirë. Janë veçanërisht të pasura me magnez, por edhe me minerale të tjera, vitamina, omega, të duhurat për të ruajtur zemrën, arteriet, kockat, ndihmojnë për një gjumë të mirë.

Sipas një studimi amerikan, mungesa e magnezit do të çonte në një humbje të cilësisë së gjumit: për këtë mjafton të konsumohen bajame çdo ditë për të rikuperuar sasitë e këtij minerali (rreth 400mg në ditë).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME