Categories Lajme

‘Ushtar i Dakos’/ Ja si e denonconte Basha ‘Rrumin’ 1 vit më parë (Video)

Një ditë më parë, pranë “Mbikalimit të Shkozetit”, prokurorit Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë që ishin me të në makinë, do të binin pre e një prite mafioze, që i la të tre të plagosur. Por, mes tyre është edhe Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “i forti i Sukthit” dhe një individ me disa emra dhe jo i panjohur për organet ligjzbatuese në vend.

Pikërisht ky person do të ishte edhe një prej njerëzve të afërt me ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako gjatë një takimi që kreu i PD Lulzim Basha do të zhvillonte me banorët e Manëzës rreth një vit më parë, 28 tetor 2018. Gjatë fjalës së tij, lideri i Opozitës do të shprehej se, “Rrumi” është njeriu që ka ushtruar presion dhe frikë në zonen e Sukthit me Vangjush Dakon për votat e Edi Ramës.

“Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit. Rrumi e ka ky që bënte kërdinë këtu për zgjedhje? Ushtar i ‘Xhuxhit’. Pra kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit dhe Vangjush Dakos mendjen e ke të punosh për Rrumin dhe për Dakon”, do të shprehej ndër të tjera Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME