Categories Lajme

Ushtari amerikan largohet me flamurin e SHBA-së në dorë, për ta mbrojtur nga telebanët

Fox News ka kapur një pamje të flamurit amerikan që ishte vendosur në ambasadën amerikane në Kabul dhe që pritej “të fluturonte” jashtë Afganistanit, për t’i shpëtuar shkatërrimit demonstrativ apo përdorimit nga talebanët, veçanërisht pas marrjes së pushtetit.

Në pamjen e publikuar, shihet një ushtar amerikan, i cili e ka mbërthyer rreth gjoksit dhe po e transporton drejt avionit që pritet të largohet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kabulit.

Ambasada Amerikane në kryeqytetin afgan u mbyll të dielën, pas raporteve se zyrtarët atje po shkatërronin dokumente dhe pajisje të ndjeshme përpara mbërritjes së talebanëve.

Tani talebanët kontrollojnë Kabulin dhe pjesën tjetër të Afganistanit.

Siç duket, edhe pas 20 viteve, amerikanët nuk arritën dot të eksportonin demokraci në Afganistan, por të paktën importuan për botën një pamje domethënëse që tregon vlerën e një vendi edhe në situatat më kaotike./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME