Categories Lajme

Ushtria “kurseu” miliona euro në Vjosë, por banorët mbeten në baltë!

Rehabilitimi i argjinaturës së lumit Vjosa në Fier, i realizuar nga ushtria pak ditë më parë, ka sjellë shqetësim për banorët e zonës. Një banor i fshatit Çerven, njësia administrative e Frakullit në Fier, thotë se e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë për shkak të baltës së madhe të krijuar nga mjetet e ushtrisë.

Shirat e rënë orët e fundit kanë përkeqësuar gjendjen dhe vështirë se situata do të mund të përmirësohet edhe në ditët në vijim.

Ai thekson se shkak i kësaj situate është bërë argjinatura për të parandaluar përmbytjet nga lumi Vjosa.

Më 7 nëntor, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi zonën ku Forcat e Armatosura të mbështetura nga bashkia Fier forcuan rreth 3.5 km e parë të argjinaturës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke inspektuar punën që po bëhet theksoi se, projekte të tilla jo vetëm reduktojnë fatura e mëdha në raste emergjencash, por në të njëjtën kohë vendosin një standard të ri në parandalimin e pasojave që mund të sjellë moti i keq./oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME