24 automjete ushtarake “Hamver” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë.
Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës.
Seanca për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është paraparë të mbahet më 14 dhjetor.
Në pritje të kësaj dite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Shtetet e Bashkuara.
Ditë më parë ai ka vizituar automjete të blinduara të Ushtrisë amerikane në shtetin e Iowas, për të cilat flitet se do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës, raporton kallxo.
Në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 51 automjeteve të blinduara ‘Humvee’.
Ceremonia është zhvilluar në ambientet e kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në të kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë vendorë dhe të Ambasadës amerikane.