Categories Lajme

Ushtronte pirateri televizive, procedohet penalisht administratori në Kolonjë

Një 50 vjeçar, administrator i një televizioni ka rënë në prangat e policisë për shkak se ushtronte aktivitet të paligjshme të piraterisë duke fshehur të ardhurat e përfituara. Policia bën me dije se pas kontrollit të ushtruar në studion televizive u gjetën 15 aparate që përdoreshin për transmetime private dhe shpërndarje interneti pa dokumentacion përkatës. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Kolonjë/Infomacion Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, proçedohet penalisht adminitratori i një televizioni. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate që shërbenin për transmetime pirate televizive dhe shpërndarje interneti.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit D. M., 50 vjeç, banues në Tepelenë. Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë​ në një studio televizive të cilën ky shtetas administronte iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 aparate që përdoreshin për trasmentime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME