Një shtetas është arrestuar të premten në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, pasi ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të vrasjeses. Konkretisht, bëhet fjalë për shtetasin M.Sh. 38 vjeç, banues në shkodër, i cili po tentonte të dilte nga vendi ynë në drejtim të Malit të Zi.
Në datën 17 shkurt të këtij viti, Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare kryer në bashkëpunim”.
Në vitin 2014, ky shtetas kishte vrarë vëllain e tij shtetasin K.Sh., i cili në fillim ishte deklaruar i vetëvarur. Mirëpo, pas hetimeve dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, ka rezultuar se autor i vrasjes është 38-vjeçari M.Sh. Tashmë ky shtetas do të përballet me drejtësinë, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës.
