Categories Lifestyle

Vaj ulliri me limon në mëngjes për një shëndet të plotë

Vaji I ullirit me limon është një kurë natyrale për të ulur nivelet e larta të kolesterolit në gjak. Prej shumë vitesh njerëzit e kanë përdorur kurën natyrale me vaj ulliri dhe limon në të mirë të shëndetit dhe trupit.Kjo kurë që konsumohet esëll në mëngjes është një alternativë shumë e mirë për të pasur një shëndet optimal. Përfitimet E Kurës Me Vaj Ulliri Dhe Limon Për Shëndetin

Detoksifikimi I Trupi Përzierja mes vajit të ullirit dhe limonit është ideale për të pastruar të gjithë trupin.
Ky lëng duhet konsumuar përpara ngrënies mëngjesit që të funksionojë në mënyrë perfekte.

Mbrojtje Për Zemrën Sipas informacioneve të AgroWeb, vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore që riaktivizojnë qarkullimin e brendshëm, duke eliminuar kolesterolin e keq.
Vaji i ullirit largon inflamacionin dhe e pajis trupin me vitamina.
Kundër Kolesterolit Vaji I ullirit me limon është një kurë natyrale për të ulur nivelet e larta të kolesterolit në gjak.

Problemet Me Reumatizmën Sekreti i suksesit të kësaj kure kundër reumatizmës qëndron tek vlerat kundër inflamacionit.
Nëse e pini këtë kurë rregullisht me stomak bosh do të përjetoni më pak dhimbje të kyçeve. Jo më kot kjo kurë njihet si lëngu i artë.

Kundër Konstipacionit Vaji i ullirit ka efekt laskativ sidomos kur konsumohet me stomak bosh.
Kjo kurë natyrale zgjidh problemin e konstipacionit.

Për Shëndetin E Mëlçisë Kur organizmi mbushet me toksina falë ushqyerjes së keqe, në ndihmë vjen vaji i ullirit me lëngun e limonit. Intoksikimi i organizmit ndikon ndjeshëm në shëndetin dhe funksionin e mëlçisë.
Duke e konsumuar lëngun e limonit dhe vajin e ullirit në mënyrë të rregullt do të përmirësoni shëndetin e mëlçisë.

Problemet Me Tretjen Lëngu i limonit me vaj ulliri rekomandohet për problemet me tretjen, aciditetin në stomak e të tjerë. Ky lëng ka efekt qetësues për problemet me stomakun sidomos kur konsumohet esëll.

Lëkura, Flokët Dhe Thonjtë Vaji i ullirit me lëngun e limonit është një kurë ideale për njerëzit që kanë thonj të brishtë, akne dhe çrregullime të pehashit të lëkurës.
Ky lëng është i pasur me antioksidantë që luftojnë shenjat e moshës, rrudhat dhe njollat në lëkurë.
Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit gjithashtu rekomandohen për të trajtuar zbokthin në flokë, duke e masazhuar përpara larjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME