Categories Lifestyle

Vaji i ullirit për t’u nxirë gjatë verës pa u djegur

Dëshira për të pasur një trup të nxirë sa më shpejt që të jetë e mundur, i shtyn njerëzit të përdorin produkte nga më të ndryshmet që shpesh janë të dëmshme. Një nga produktet që shërben më së miri si vaj nxirës dhe zbutës për lëkurën është vaji i ullirit. Ai është fantastik për nxirje sepse përthith nxehtësinë e diellit. Si të përdorni vajin e ullirit për nxirje

Vaji më i mirë për nxirje është padyshim ai ekstra i virgjër. Vajrat e tjerë të industrializuar të ullirit përmbajnë substanca artificiale që nuk janë të përshtatshme për lëkurën dhe nuk ofrojnë nxirjen e dëshiruar por djegien e lëkurës. Për aplikimin e tij, ekspertët këshillojnë përdorimin e një nape apo peshqiri të hollë të cilin duhet ta lagni me vaj ulliri dhe më pas me të të lyeni të gjithë trupin, përfshirë fytyrën.

Qëndroni 30 minuta në diell dhe më pas lyeni pjesën e mbrapme të trupit dhe qëndroni përmbys për 30 minuta të tjera. Kjo kohë është mëse e mjaftueshme për një nxirje të shëndetshme të lëkurës. Nxirja e lëkurës që përfitohet nga vaji ekstra i virgjër i ullirit është më e thellë dhe përfitohet në një kohë të shkurtër. Rreziqet e përdorimit të vajit të ullirit për nxirje Nëse ju përdorni një sasi të madhe të vajit të ullirit direkt në lëkurë, kjo e fundit do ta ketë të vështirë ta përthithë plotësisht.

Në lëkurë do të krijohet një shtresë e trashë e cila do të përthithë pluhura që më pas shkaktojnë puçra dhe akne. Njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme nuk duhet të përdorin vaj ulliri në lëkurë sepse mund të nxisë më tej prodhimin e yndyrës duke shkaktuar kruarje dhe skuqje të lëkurës. Mos e përdorni kurrë vajin e ullirit dhe as vajra të tjerë tek fëmijët dhe të miturit kur ekspozohen në diell sepse mund të shkaktojnë alergji dhe irritime të lëkurës./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME