Categories Lajme

Vajza 4 vjeçe pa nga dritarja shtëpinë që po i prishej, Mazniku: Më vjen shumë keq…

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë me gazetaren dhe qytetarët në lagjen “5 Maji”, një prej tyre tregon se vajza e tij 4-vjeçare ka parë nga dritarja e kopshtit të gjithë ngjarjen.

Qytetari Klodian Laci thotë se e bija ka parë shembjen e shtëpisë së saj dhe për ngjarjen traumatizuese, ai i kërkon nënkryetarit Mazniku të kërkojë një falje publike.

Nga ana tjetër, Mazniku thotë se qytetari është lajmëruar disa herë për prishjen e objektit, por ka patur mundësinë për të shmangur situatën.

Klodian Laci: Mirë betonin e morët se e bëtë, e shembët, po këtë njollën ku qëndroj unë aktualisht është prona ime, pasuria ime, ajo çka latë ju në mënyrën barbare që e prishët. Si do e merrni sepse unë nuk kam ndërmend ta kaloj nga Klodian Laci, ta firmos e të kalojë në emrin e Erion Velisë apo kujtdo që po merret me këto ndërtimet tuaja. Pa llogaritur dramën dhe shokun që i keni shkaktuar fëmijëve tanë.

Unë nuk ia uroj fëmijëve tuaj zoti Mazniku atë që kanë kaluar fëmijët tanë sot dhe iu kërkoj që t’i kërkoni ndjesë publike të gjithë fëmijëve që kanë qenë të prekur. Sot, kur më është prishur shtëpia, biçikletat e djalit dhe të vajzës m’i kanë marrë a i kanë vjedhur, nuk e di ku i kanë çuar dhe unë ç’ti them, më thonë: “Babi pse po na e prishin shtëpinë, çfarë i kemi bërë ne? Ku do flemë?”

Arbjan Mazniku: T’i bëj unë nja dy pyetje Klodit njëherë, të shkurtra? Klodi është lajmëruar fillimisht në Tetor, është lajmëruar së dyti në Nëntor, Klodi ështtë lajmëruar në Janar dhe Klodi është lajmëruar 5 ditë para prishjeve që do të ndodhte.

Çështja është që Klodi është lajmëruar të paktën 4 herë dhe është e sigurt që kanë shkuar njerëz nga njësia administrative mbi 5 herë, kanë kërkuar Klodin për t’i shpjeguar ç’po ndodhte. Mua më vjen shumë keq në nivel njerëzor për çfarë ka përjetuar vajza e Klodit, më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur, por Klodi i ka pasur të gjithë mundësitë prej 4 muajsh që ta evitonte këtë situatë.

Klodi është nga ata njerëz që ka aplikuar për bonusin e qerasë, Klodi është nga ata njerëzit që me bonusin e qerasë mund ta kishte bërë lëvizjen, të kishte shkuar t’i kishte marrë të gjitha gjërat nga shtëpia, vajza të mos e kishte përjetuar fare situatën./tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME