Categories Lajme

Vajza afgane befason ministren Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e ka nisur ditën e diel me një reagim në rrjetin e saj social, ku ka treguar një mbresë nga vizita në shkollën “At Zef Pllumi” në Shëngjin, ku zhvillojnë mësim nxënësit afganë.

“Pak ditë më parë, teksa vizitova shkollën “At Zef Pllumi” në Shëngjin, e pyeta vajzën e vogël afgane se ku i pëlqen më shumë të jetojë. Ajo m’u përgjigj duke buzëqeshur: “Afghanistan, Albania, America” dhe m’u hodh menjëherë në krahë për një përqafim.

U ndjeva shumë krenare për mikpritjen që Gulnaaz 9-vjeçare dhe shokët saj kanë gjetur në Shqipërinë tonë të dashur, dhe jam e bindur që një ditë, kur të rritet, ajo do të rikthehet të vizitojë me mall vendin që i ofroi strehë dhe kaq shumë ngrohtësi në momentet më të vështira të atdheut të saj”, shkruan Kushi në reagimin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME