Categories Lajme

Vajza e Dritan Leli-t feston ditëlindjen, kryetari: As e kisha imagjinuar trazimin emocional…

Nga Dritan Leli

Izabel, deri 10 vite më parë, as e kisha ditur, as e kisha imagjinuar trazimin emocional që mund të shkaktonte ardhja në jetë e një vajze. Nuk e di çfarë është, nuk jam mësuar ende sepse çdo ditë do të ishte e trazuar nëse nuk do të shihja buzëqeshjen tënde.

Buzëqeshjen që t’u shkrua në sy, që ditët e para që të pash. Lumturia që njohëm me ardhjen në jetë të vëllait tënd, ishte e para, por ishte e ndryshme. Vetëdijshëm ose jo, të qarat e para të një djali, shoqërohen gjithmonë me sigurinë që nesër ka për t’ia dalë vetë!

Sot, e di, e vogla ime, që edhe ti do t’ia dalësh, në çdo zgjedhje që do të bësh! Mbase nuk do të të mbesë e paprekur, ëmbëlsia që të njohin të gjithë, dashuria që pres gjithë ditën të përqafoj, i vetmi mendim që më largon nga punët, prej dyshimit që mund të të ketë zënë gjumi. Megjithatë, do të ngelet i paprekur përkushtimi dhe mbështetja ime për të të treguar çdo herë që rruga nuk është e lehtë, për askënd, por mund të fitohet me durim e besim. Disa zgjedhje do të të zhgënjejnë, do të lëndojnë, mua edhe më shumë sado që nuk do të ta them gjithmonë, por, shpesh, kjo është përgjigjja që të jep jeta kur je ushqyer e rritur me të drejtën!

Do të të mërzis duke ta përsëritur këtë, por nuk ka mënyrë tjetër për të mos ngatërruar rrugën! Izabel, nuk doja të shkoja në punë sot! I kam rënë kaq në qafë kohës tënde sa sot doja vetëm të rrija duke të parë, për të shijuar, pa numëruar, lumturinë që na ke dhuruar që kur erdhe në jetë.

Jo se ka gjë më të rëndësishme se ty, por edhe përgjegjshmëria është e rëndësishme. Sot do të vij herët në shtëpi, e vogla ime, sepse nuk do të jem në gjendje të mendoj gjë tjetër veç përqafimit tënd! Gëzuar ditëlindjen! Të dua shumë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten ndjeshëm udhëtimet nga ajri, nuk preferohen më lëvizjet përmes detit

INSTAT ka publikuar statistikat e transportit të tremujorit të parë, ku konstatohet një rritje e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Tiranë, degradon sherri mes të rinjve, kapet autori

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 30 prill/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi javor/ Zbulo ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Të reja të papritura do të vijnë në jetën tënde, Dash! Së pari, Afërdita…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Keni privatizuar llixhat në Kolonjë”, Xhaçka i kthehet deputetes së PD: Do guxim të flasësh broçkulla!

Vijojnë debatet në seancën e sotme plenare. Gjatë seancës, dy deputetet Sorina Koti nga PD…

LEXO ME SHUME