Categories Lajme

Vajza fajëson vendin tonë për vd ekjen e të fejuarit: Ne u lamë të vetëm në det!

Sonia Mercato ka treguar se i fejuari i saj vdiq ngaqë nuk iu dha në kohë ndihma në Shqipëri. Matteo Sartori është 33 vjeçari që vdiq 5 ditë pasi u aksidentua në kroçera rreth 20 milje larg Durrësit.

Çifti italian ishin duke ngrënë darkën e fundit të planifikuar nga udhëtimi me një kroçere kur Matteo, pësoi një prerje të vogël nga një krustace deti. Më pas ai shkoi menjëherë në kabinë për të vendosur një ngjitës, por vuante nga hemofobia dhe duke parë gjakun, ai zbehet dhe përplas kokën.

“Matteo dhe unë do të martoheshim. Në vend të organizimit të dasmës do të më duhet të shkoj në funeralin e tij. Kjo është diçka e pakonceptueshme” ka thënë Sonia.

Anija u drejtua drejt portit të Durrësit dhe Marko u transportua nga një anije patrullimi për transport mjekësor. Gjatë natës, ai u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u vendos në kujdes intensiv për gati tre ditë.

Më pas prindërit e tij e transferuan në spitalin Sant’Antonio në Padova, Sartori, por në gjendje të rëndë për jetën. Sonia është shprehur plot zemërim: “Ndihma mbërriti vonë“.

Për mediat italiane ajo është shprehur: “Në Shqipëri nuk kanë pajisje për t’u marrë me këtë lloj emergjence. Ata nuk arritën të vinin dhe të merrnin Matteon me një helikopter dhe u humb shumë kohë. Ne u lamë të vetëm në det. Ai ishte një person i mrekullueshëm, i pëlqyer dhe i vlerësuar. Që kur fatkeqësia ndodhi, nuk mund të fle më në shtëpinë tonë dhe kam shkuar te prindërit e mi”.

Sonia tregon më tej se i kanë dhuruar organet e Matteos, ndërsa datën e funeralit nuk e kanë përcaktuar akoma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME