Categories Lajme

“Vajza i tha babait se 38-vjeçari e përdhunoi”, pengmarrja e familjes në Vlorë, banori: Nuk e njihnin autorin, babai ka ikur me para borxh në Vlorë

Selenicë grabitja e abuzim 38-vjeçari Vitrin Çobaj hyri hajdut në një banesë në fshatin Brataj të Selenicës ku anëtarët janë të gjithë me aftësi të kufizuara dhe u largua që aty si abuzues seksual me fëmijë! Detaje tronditëse jaë zbuluar për ngjarjen e shënuar mëngjesin e së shtunës, autori I të cilës u vu në pranga disa orë më pas nga Policia!

Vitrin Çobaj nga fshati Vajzë kishte qenë në fshat edhe të premten bashkë me një kasap dhe u kishin blerë një viç. Të shtunën në mëngjes u rikthye si hajdut, me maskë të kuqe në fytërë dhe cifte në dorë. Kërcënoi gruan të lidhte bashkëshortin invalid dhe më pas lidhi atë vetë! 6 fëmijët e mitur familjes I mbylli të gjithë në një kasolle.

Aty ngacmoi seksualisht tre vajza, njërën prej të cilave 17 vjece, me probleme me shikimin dhe dyshohet se përdhunoi. Viktimë e abuzimit seksual dyshohet se ra edhe nëna 41 vjecare, ndërsa kryefamiljari u kërcënua teksa mbahej I lidhur me litar Rreth katër orë zgjati drama e familjes peng derisa një nga vajzat arriti të lirohet dhe kërkoi ndihmë në qendër të fshatit!

Por 38-vjeçari Vitrin Çobaj arriti të largohet I lirë pasi u kishte marrë me dhunë edhe 36.900 lekët e viçit të shitur një ditë më parë! Sinkoen kryeplaku Vitrin Çobaj u identifikua shpejt si autorë I ngjarjes dhe disa orë më pas policia e vuri në pranga!

Si provë, iu gjet një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat i kishte veshur ndërsa dhunoi, abuzoi e grabiti anëtarët e familjes në nevojë! 38 vjecari banues në fshatin Vajzë të Vlorës, rezultom se është person me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjeve me dhunë!

Ndërkohë duke u ndaluar tek dyshimet se 38-vjeçari, ka abuzuar me vajzën tjetër të familjes, Malaj shtoi se ajo i ka thënë babait se e ka përdhunuar. Anëtarët e kësaj familjeje shtoi ai janë të gjithë me aftësi të kufizuara.

“Më marrin në telefon se kishte ardhur vajza e dytë e Fatmirit, shumë e shqetësuar, u kishte kërkuar ndihmë edhe disa banorëve. Më thonë është gjendja. Mora sallën e policisë dhe njoftova. Kishte vajt një person i armatosur dhe thikë dhe kishte kërcënuar prindërit, ajo kishte shpëtuar nga andej.

Shtëpinë e kanë larg nga qendra. Erdhën tre furgona të policisë, vajtën atje.

Ata nuk e njihnin autorin, kishte vajtur me nje kasap për të blerë një viç, të shtunën që në 6 ka vajt atje dhe i ka kërcënuar dhe u ka marrë lekët e viçit. Ai ka ikur në Vlorë me para borxh. I ka lidhur dhe fëmijët e tjerë i ka futur në një dhomë, vajza kishte ikur dhe ai ska menduar se ai do të ikte. Po të kishte mobilizim ai mund të ishte kapur.

Për abuzimin ky probem del sot, e mori vajzën në prani të nënës.  Vajza i ka thënë edhe më ka përdhunuar, ka bërë gjëra që nuk ti them dot. Ai është nis në polici për të denoncuar. Ata janë të gjithë me aftësi të kufizuara”– u shpreh banori Qemal Malaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME