Categories Lifestyle

Vajza kujdes! Në varësi të formës së trupit ja nga cila sëmundje rrezikoni të prekeni

Gratë të cilat kanë formë të trupit si “mollë” rrezikohen më shumë që të preken nga një formë vdekjeprurëse e kancerit të gjirit, ka zbuluar një studim i fundit. Ndërsa ato me formë të trupit si “dardhë”, ku masa dhjamore përhapet edhe në kofshë, ije dhe vithe, mund të preken nga një formë më e trajtueshme e kësaj sëmundjeje. Për vite me radhë, shkencëtarët kanë paralajmëruar mbi rreziqet e obezitetit për shkak të të dhënave mbi rolin e tij në zhvillimin e kancerit të gjirit, si dhe rreziqe të tjera shëndetësore.

Megjithatë, studimi i ri kinez tregon se lidhja mes obezitetit dhe kësaj forme të sëmundjes është shumë më komplekse seç është menduar më parë. Ata zbuluan se gratë me indeks të lartë të masës trupore, ku matet masa dhjamore në lëkurë, janë më të rrezikuara që të kenë kancerin e gjirit ER + (receptorin pozitiv të oestrogjenit). Kjo formë e sëmundjes mund të influencohet nga oestrogjeni, pasi hormoni mund të ngjitet tek antigjenet për të stimuluar rritjen e qelizave kancerogjene.

Pacientët zakonisht marrin tamoksifen, një ilaç që funksionon duke bllokuar oestrogjenin, i cili çon në zhvillimin e qelizave tumorale. Ndërsa ato me formë të trupit si dardhë janë më të predispozuar të kenë kancerin e gjirit ER (receptori negativ i oestrogjenit). Kjo formë e sëmundjes mund të trajtohet me ilaçet që bllokojnë këtë hormon. Rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit ER- ekziston edhe tek gratë të cilat nuk janë obeze, theksojnë shkencëtarët e Universitetit Shandong,
në Kinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME