Categories Lajme

“Vajza më ka pësuar hemorragji”/ Mori 6 mijë euro për të liruar të burgosurin, gjyqtarja Mimoza Margjeka i drejtohet me kërkesën e rëndësishme SPAK-ut

Gjyqtarja e Korçës Mimoza Margjeka kërkon leje nga SPAK për të takuar vajzën e saj, e cila sipas gjyqtares ka pësuar hemoragji dhe mjeku ka rekomanduar të shkojë te specialisti.

Margjeka ndodhet në “Arrest shtëpie” pasi sipas SPAK ka kërkuar 6 mijë euro për të liruar nga burgu një person të dënuar, ndërsa bashkëshorti i saj që do të merrte dhe paratë, është lënë nga gjykata në masën “Arrest me burg”. Në këto kushte, gjyqtarja Margjeka thotë se s’ka të afërm të tjerë dhe kërkon leje të ndjek mjekimet e vajzës.

“Vajza ka pasur gjendje hemoragjie. Mjeku ka rekomanduar vizitë të vajzës te specialisti. E pamundur të asistoj vizitat e mjekimit të vajzës. Nuk kam njerëz të tjerë të afërm të më ndihmojnë”, mësohet të ketë kërkuar ndër të tjera gjyqtarja Margjeka nga SPAK.

Në përgjigje, Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos e miratojë lejen e gjyqtares. Kujtojmë se pjesë e kësaj skeme korruptive ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, Arben Cara, i cili është lënë në “arrest me burg”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME