Categories Lajme

Vajza nga Kosova që punon si mekanike (Video)

Dorentina Qerimi është një 22-vjeçare nga Ferizaj, e cila po thyen tabutë me profesionin që ka zgjedhur. E themi këtë pasi ajo ka zgjedhur të jetë mekanike.

Një profesion ky që thuhet se mund të bëhet vetëm nga meshkujt, por Dorentina po tregon të kundërtën. Ajo ka që në moshën 16-vjeçare që punon në oficinën që është në pronësi të familjes së saj.

“Unë punoj me vetura bashkë me babin. Shkollën nuk e kam përfunduar. Këtë punë e bëj prej gjashtë vjet. Gjithmonë kur babi punonte me vetura unë kam qenë aty prezente dhe e kam ditur se çfarë i nevojitet atij. Me kalimin e kohës e kam kuptuar që më shkon ky zanat. Kam vazhduar praktikat me babin dhe kam realizuar ëndrrën time. Ndihem shumë mirë kur e bëj këtë punë. Në fillim më vinte çudi kur punonte babi dhe pastaj fillova t’i ndihmoj edhe unë atij. Ai më ka dhënë përkrahje për ta bërë këtë punë, nga e cila unë asnjëherë nuk lodhem.”

Të gjithë u habitën që vajza e re zgjodhi këtë profesion , por Dorentina thotë se ajo do të ndihmojë familjen e saj. Ajo nuk e mohon që në fillim e pati të vështirë, por tani s‘e ka problem që t’i rregullojë vetë dëmtimet që mund të ketë një makinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME