Categories Showbiz

Vajzat e Love Story komentojnë njëra-tjetrën, veçojnë konkurrenten më dinake dhe atë më naive

Sot në Daily Love Story, konkurrentet janë bërë pjesë e një loje, ku donin s’donin, duhet të zgjidhnin emrin e njërës prej vajzave të mbetura në garë. Të vendosura përballë fotove të të gjitha konkurrenteve, ato kanë zgjedhur vajzën më të bukur sipas tyre dhe atë më naive.Përgjigjet e vajzave janë si më poshtë:

Cila është vajza më e bukur?

Meri: Enxhëll më duket e kompletuar, Suela më duket shumë tërheqëse në fytyrë. Gjithashtu edhe Generda, më pëlqen shumë stili i saj.

Redona: Çdo vajzë ka bukurinë e vet, por zgjedh Merin dhe Generdën

Xhesi: Për shijet e mia personale, që më është dukur tërheqëse që në fillim, është Flavia.

Ariana: Vajzat e Love Story janë shumë të bukura të gjitha, por do të veçoja Suelën.

Generda: Të gjitha vajzat janë shumë të bukura dhe nuk mund të them një emër, por po them emrin tim.

Suela: Të gjitha vajzat janë të bukura, kanë atë veçantinë e tyre, kështu që nuk do të zgjedh asnjërën.

Flavia: Mua më pëlqejnë disa në fakt. Unë dhe Suela.

Cila nga vajzat është më naive?

Meri: Naive nuk është një fjalë e bukur për të përshkruar karakterin, por do të thosha e qetë. Zgjedh Generdën. Është e qetë, e drejtë dhe nuk e ngre zërin vend e pa vend.

Redona: Vajza më naive është Meri.

Xhesi: Naive në kuptimin e pastër, që shpreh mendimet që ne të tjerat ndonjëherë rezervohemi, mendoj se është Redona.

Ariana: Vajza më naive, pak unë dhe Meri.

Generda: Vajza më naive… s’e di, Redona.

Suela: Më naivja jam unë, u besoj të gjithë njerëzve.

Flavia: Vajza më naive, Redona.

Cila nga vajzat është më e sinqertë?

Meri: Ne këtë nuk mund ta dimë thellësisht, por po veçoj Redonën.

Redona: Më e sinqertë…veten time dhe Generda, dhe Xhesi.

Xhesi: Redona ma ka transmetuar sinqeritetin që në fillim.

Ariana: Vajza më e sinqertë jam unë.

Generda: Këtë nuk e di se çfarë mendojnë vajzat dhe çfarë thonë, por mund të veçoja veten.

Suela: Më të sinqerta jemi unë, Flavia dhe Enxhëll, por më shumë jam unë.

Flavia: Të gjitha janë të sinqerta, por do veçoj veten.

Cila është vajza më dinake?

Meri: Dinake ndoshta në atë kuptimin e mirë, lajkatare ndoshta… Flavia.

Redona: Vajza më dinake është Suela.

Xhesi: Do veçoja Enxhëllin, sepse sado që është shumë natyrë e qetë, ndonjëherë hedh ca kunja që të djegin.

Ariana: Asnjëra, por do ta bëj me kujt t’i bie 10-ta. Xhesi.

Generda: Vajza më dinake them se është Xhesi.

Suela: Vajzat dinake kanë ikur, nuk kam më asnjë emër.

Flavia: Nga vajzat këtu nuk mendoj se është ndonjëra dinake, kanë ikur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME