Categories Covid-19, Lajme

Vaksinimi i mjekëve, kirurgia pyet ministren: Po ne të privatit, apo ca të nënës e ca të njerkës?

E ndërsa vijon procesi i vaksinimit për mjekët dhe infermierët në spitalet publike që janë në vijën e parë të rrezikut nga koronavirusi, kirurgia e njohur Lida Shosha shprehet e zhgënjyer që e njëjta gjë nuk po ndodh në spitalet private. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se qeveria po i trajton mjekët me dallim, “ca të nënës e ca të njerkës”.

“Po mjekët dhe stafi mjekësor i spitaleve private të Tiranës, kur do vaksinohen? Apo ne shesim domate. Jemi punonjes te shëndetësise, te licensuar konform regullave e ligjeve te shtetit shqiptar, si gjithë te tjerët. Paguajmë siguracionet, taksat, detyrimet, tatimet një më një,  deri tek taksa per barin jeshil qe se shohim gjëkundi e cfarë u teket qeveritarëve.

Zonja ministre, ne kemi shërbyer nonstop, pa mbyll spitalet asnjë ditë, mes covidit,  dhe kemi zgjidhur gjithcka kur pavionet tuaja ishin mbyll vec infektivit,  QSUT u infektua, e mjekët i cove në  shtëpi. Ngarkesa dërrmuese është në Tiranë, ku vijnë  pacientët nga gjithë Shqipëria e Kosova.

Kur ju deshën spitalet, ju ofrua gjithcka, tani ca te nënës e ca te njerkës.  Janë me mijëra qytetarë që kanë marë shërbime te urgjencave nga  me madhoret kirurgjikale e jo kirurgjikale e deri ne konsultat ambulatore multidisiplinare. Shyqyr qe na zuri dhe e kaluam,si unë si pjesa dërrmuese e stafit, se sinqerisht nga ju,presim  vec foto  me stetoskop ne dore, nga malet me dëborë. E zhgënjyer” shkruan ajo./ db/ Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME