Categories Lajme

Vaksinimi, Rama publikon rrëfimin e Luana Vjollcës: “Frika ime më e madhe ishte mami”

Ditën e stome, kryeministri Edi Rama ka ndarë rrëfimin e moderatores Luana Vjollca me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, Luana Vjollca flet mbi periudhën e pandemisë së Covid-19 dhe rëndësinë e vaksinimit.

Ajo shprehet se gjëja që kishte më shumë frikë ishte infektimi i nënës së saj dhe fakti që duke mos qenë e vaksinuar, nuk do të mund ta përqafonte. Ajo u bën thirrje të rinjve që të vaksinohen e të tregohen më të përgjegjshëm për personat e tyre të dashur.

“Mendoj që për të dalë nga gjithë situata ku ishim përfshirë është drita në fund të tunelit, është zgjidhja më e mirë, është një lloj shpëtimi që ndoshta të rinjtë nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz që duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe t’i mbrojmë.

Janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për të gjithë përgjegjshmërinë tonë që nganjëherë na mungon.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti. Të paktën flas nga ndjesia ime personale, ato dy vite, e gjithë frika ime ishte mami. Një nga arsyet që unë duhet të bëja vaksinën ishte që do ta përqafoja më shpesh. Kjo është zgjidhja e vetme për t’ju kthyer normalitetit dhe duhet ta bëjmë,”- thotë moderatorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME