Categories Lajme

Vala e dytë e covid godet Suedinë, Stokholmi kërkon ndihmën e qeverisë

Drejtori i sistemit për kujdes shëndetësor dhe mbrojtje në Stokholm, i ka bërë apel sot qeverisë suedeze që t’ju dërgojnë punonjës shëndetësorë dhe personel tjetër, në kohën kur kryeqyteti suedez po lufton me valën e dytë të pandemisë që ka çuar në stërmbushjen e reparteve të kujdesit intensiv. “Kemi nevojë për ndihmë”, ka thënë Bjorn Eriksson, drejtor i sistemit shëndetësor dhe mbrojtje në Stokholm gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, ia ka paralajmëruar se pothuajse çdo shtrat në repartet intensive janë të zënë. Eriksson ka theksuar se nuk ia vlen “të dilni për pije pas punës, të shkoni ku ka turma dhe të blini dhurata për Krishtlindje”, sepse sipas tij pasojat janë të tmerrshme. Errikson është i bindur që është shumë e nevojshme të respektohen rekomandimet e qeverisë, për t’u zvogëluar presioni në sistemin shëndetësor.

Kujtojmë që Suedia nuk ka vënë masa të karantinimit siç kanë vepruar vendet tjera evropiane. Në këtë vend deri më tani janë konfirmuar afro 7.300 të vdêkur, kurse numri i të vdêkurve nga COVID-19 për kokë banori në Suedi është dukshëm më i madh sesa i fqinjëve – vendet tjera nordike. Stokholmi është një nga vendet më të goditura, me 2.836 të vdêkurës si pasojë e COVID-19. E pas verës dhe vjeshtës, numri i të infektuarve ka filluar sërish të rritet, ku repartet intensive janë mbingarkuar.

E pas rritjes enorme të rasteve të reja gjatë javëve të fundit, qeveria suedeze ka ashpëruar disa masa siç janë tubimet, kurse nxënëse të shkollave të mesme u është thënë të vazhdojnë mësimin online deri në përfundimin e gjysmëvjetorit të parë. Qeveria suedeze ka bërë të ditur se do të kërkojë nga parlamenti kompetenca shtesë, që të aplikojnë mbylljen e objekteve të ndryshme siç janë qendrat tregtare dhe palestrat sportive. Respektimi i masave në Suedi deri më tani nuk ka qenë i obligueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME