Categories Lajme

Vala e të nxehtit ka përfshirë disa pjesë të Evropës

Vala e të nxehtit që ka përfshirë disa pjesë të Evropës duket se do të mbërrijë në Grenlandë, duke rrezikuar shkrirjen e shtresës së dytë më të madhe të akullit në botë, kanë thënë Kombet e Bashkuara të premten. Ajri i nxehtë që është bartur nga Afrika Veriore ka rritur temperaturat evropiane më 25 korrik për 2, 3 apo 4 gradë celsius, ka thënë zëdhënësja e Organizatës Botërore për Meteorologji, duke e përshkruar këtë fenomen si “absolutisht të pabesueshëm”. Nullis ka thënë në një takim të OKB-së në Gjenevë se “sipas parashikimeve, lëvizjet atmosferike tani do ta bartin nxehtësinë drejt Grenlandës”, çka mund të rezultojë me shkrirje të shtresës së akullit nën rekordin fillestar më 2012, shkruan ‘albinfo.ch’. “Ende nuk e dimë sigurt nëse do të tejkalohet rekordi i vitit 2012, mirëpo është afër”, ka thënë ajo.

Shtresa e akullit në Grenlandë është pjesë kyçe e sistemit global klimatik andaj shkrirja e saj do të rezultonte me rritje të nivelit të detit dhe ndryshime të tjera klimatike. Akulli në Grenlandë është shkrirë me shpejtësi të madhe në javët e fundit, ka thënë Nullis, duke përmendur të dhënat nga një shkencëtar për klimën. “Vetëm në muajin korrik janë humbur 160 miliardë tonë të akullit për shkak të shkrirjes. Kjo është e barabarë më 64 milionë pishina olimpike”, ka shtuar ajo.

Parisi ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë më 25 korrik, 42.6 gradë celsius, derisa alarmi i kuq i nivelit më të lartë është lëshuar në veri të Francës. Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda po ashtu kanë regjistruar rekord të temperaturave, 41.8 gradë celsius, 41.5 respektivisht 40.7 gradë Celsius. Ndërkohë Britania ka shënuar temperaturën më të lartë për muajin korrik, 38.1 gradë celsius.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME