Categories Lajme

“Valëviti flamurin shqiptar në Mal të Zi” Arrestohet atleti shkodran, detajet

Një incident ka ndodhur në Mal të Zi. Mësohet se atleti shkodran, Irfan Domnori është arrestuar sërish nga policia malazeze. Arsyeja e arrestimit: valëviti flamurin shqiptar! Ngjarja është bërë e ditur nga Elida Jorgani, person i afërt me atletin 64 vjeçar. Sipas saj, Domnori ka mbajtur flamurin shqiptar në një ekspozitë dhe kjo i ka kushtuar rëndë. Herën e parë ai u arrestua në muajin nëntor dhe u gjobit me 300 euro gjobë dhe një muaj ndalim hyrje në Mal të Zi, pasi valëviti flamurin shqiptar në Krajë. Sipas Jorgonit, këtë herë ai është arrestuar dhe ndodhet në burg prej 7 ditësh. Ambasada Shqiptare në Podgoricë ka zbuluar se ai ndodhet në burg pasi është dënuar me 10 ditë burg. Në Malin e Zi pak ditë më parë u miratua ligji për mbajtjen e simboleve shqiptare por ky ligj nuk ka hyrë ende në fuqi dhe policia malazeze e ka shfrytëzuar duke e arrestuar Domnorin për të dytën herë. Edhe pse ndodhet prej 7 ditësh në burg, institucionet në Shqipëri por edhe politikanët shqiptarë në Malin e Zi nuk kanë bërë reagimet e duhura, për ta nxjerrë nga burgu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME