Categories Lajme

Valteri: Të shkrihet Avokati i Popullit! Paguhet pa bërë asnjë punë

Deputeti Halit Valteri ka kërkuar sot shkrirjen e institucionit të Avokatit të Popullit, duke deklaruar se ajo është kthyer në një zyrë avokatie të Lulzim Bashës. Ai tha se ky institucion i përdor fondet për dieta dhe qoka dhe jo për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Valeri theksoi se do ishte më e udhës që paratë që i akordohen këtij institucioni t’i shkojnë shoqërisë për investime në kopshte dhe shkolla. “Avokati i Popullit paguhet pa punuar. Në tre vite është shumë larg pritshmërive, ka një administratë të politizuar me njerëz partiakë. Avokati i Popullit vetëm emrin ka të tillë. Për dieta, për udhëtime, për qejfe duhet të shkojnë lekët? Nga 2017, zotëria që mbrapa e përdori këtë institucion për qokë, për mikun e tij, sikur thotë ai për Bashën. Ku ishte Avokati i Popullit kur qytetarët ikën nga sytë këmbët nga varfëria, eksodi ishte me shifra tronditëse. Në realitet Avokati i Popullit nuk i pavarur. Kur ra tërmeti Avokatja e Popullit ishte në Kolumbi, por nuk e ndërpreu vizitën. Do të ishte më e udhës të shkrihej dhe një 1.3 milionë euro nga taksat tona qeveria t’i shpenzonte në projekte serioze si kopshte dhe shkolla dhe mos t’ia japë si bonus zyrës së avokatisë së Lulzim Bashës”, tha Valteri./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME